Sport

Momentet kur Messi shkatërron i vetëm Venezuelën (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 23 March 2019

Lionel Messi u rikthye të luajë për Argjentinën pas 265 ditësh pushim. Sulmuesi i Barcelonës ishte i pafuqishëm që të shmangë i vetëm humbjen 3-1 ndaj Venezuelës.

Gjithsesi në disa momente ai e tregoi veten duke realizuar driblimet e tij spektakolare, ashtu siç ndodhi në minutën e 30’-të të pjesës së parë, aty ku Messi u kthye në mesfushë për të marrë topin, dribloi tre kundërshtarë dhe harkoi bukur për Lautaro Marintez, i cili goditi fort me kokë por portieri kundërshtar arriti ta largojë në këndore topin.

Edhe një moment tjetër pranë vijës anësore është sërish Messi që me një lëvizje iu shkëputet dy kundërshtarëve njëkohësisht dhe më pas hyn në zonë duke tentuar një pasim final, por pa sukses.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera