Fun & Video

Momente paniku, një burrë kërkon të hapë derën e avionit gjatë fluturimit/video

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 16 June 2021

Pasagjerët e linjës ajrore Los Angeles- Atlanta, SHBA, kanë përjetuar momente të vërteta paniku gjatë udhëtimit të tyre, pasi një person ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër.

Në pamjet, që po bëjnë xhiron e web-it, duket qartë momenti kur ai provon të hapë derën dhe më pas neutralizohet nga stafi i ekuipazhit dhe pasagjerët e tjerë.

Sipas të pranishmëve, ai u kërkoi fillimisht pasagjerëve të uleshin të vendosin maskat e oksigjenit.

-Advertisement-

Fatmirësisht personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi ka vijuar normalisht, ndërkohë që ai është arrestuar sapo avioni ka zbritur në tokë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera