Lajme

Molliqaj: Vendimi politik dhe për ta dëmtuar Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 17 November 2017

Pak minuta më parë katër aktivistë të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha u  dënuan me gjithsej 20 vite burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kryetari i Lëvizës Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV, Dardan Molliqaj kanë organizuar  një konferencë të jashtëzakonshme për media, shkruan Infokusi.com

Deputeti, Dardana Molliqaj e ka quajtur politik vendimin e gjykatës dhe ka thënë se është bërë për të dëmtuar Vetëvendosjen.

-Advertisement-

“Unë e kam përcjell këtë rast drejtpërdrejtë si asnjë rast tjetër dhe ashtu si këta aktivit do të mund të dënohesha edhe unë, Visari, Tinka e të tjerë sepse qëllimi është politik dhe ta dëmtojnë Vetëvendosjen” ka thënë Molliqaj , transmeton Infokusi.com

Ai ka vazhduar duke thënë se asnjë raport nuk ka deklaruar se aktivistët janë fajtorë

“Nuk ka asnjë raport vendor apo ndërkombëtar që ka thënë se aktivistët tanë kanë lidhje me këtë rast, as forenzika e as testet e ADN-së” ka thënë ai./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera