Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 31 March 2023
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas deklaratës së tij se nuk ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi, i cili do të zhvillohet të dielën me 2 prill në Prishtinë, duke theksuar se UÇK-ja na bashkon dhe se mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore.
“Ajo është sidomos mbi çdo llogari suksesi. Ajo duhet t’i mbizotërojë pozicionet e pushtetit dhe ambiciet për pushtet.
Marshi është lajmëruar tash sa kohë. Kryeministri parëmbrëmë, në inat e sipër, teksa arsyetonte “Zajednicën”, na tha se nuk ka dëgjuar gjë për këtë marsh. Por, Partia sot i paska bërë llogaritë: Marshi për Drejtësi do të gjejë mbështetje popullore, andaj dalim edhe ne. E lexueshme, ku ka numra e masë, aty e keni VV-në oportuniste. Kjo është e kundërta e rrugës së saj.
UÇK është udhëhequr nga guximi, dhe jo nga disponimi i dobët si konsensus i opinioneve, shkroi Molliqaj.
Sipas Molliqajt, nuk i kanë të gjithë mundësitë e njëjta për ta mbrojtur UÇK-në.
“Kush ka pushtet duhet të flasë me vepra. Nëse dikur ke premtuar zhbërjen e Speciales, tash është rasti ta tregosh konsistencën.
Ligji për Dhomat e Specializuara mund të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë. Nëse vazhdimisht thekson se dikur nuk e ka votuar, sot pa e shuar Gjykatën mund t’i korrigjosh shumë nga padrejtësitë e saj.
Kështu matet partia në pushtet. Ndryshe, vërtetohet thënia “Shko Hashim”. Vërtetohet edhe ndërhyrja nga burgu për ta pamundësuar shfuqizimin e Ligjit”, shkroi Molliqaj në Facebook.
Të tjera
-
Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur
Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në ...
-
Musliu: Takimet nëpër fshatrat e Skenderajt nuk janë thjesht takime, ato janë emocione
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 për deputete nga radhët e Partisë Dem...
-
Ngjarjet e parlajmëruara për sot në Kosovë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:3...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Shtim i vranësirave sot, në mbrëmje shi
Shtresa mjegulle apo vransira të ulëta mbulojnë pjesët e ulët të vendit, fill...
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...