Lajme

Molliqaj thotë se ka qenë kundër koalicionit me AAK-në, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 15 October 2019

Kandidati i PSD-së për deputet, Dardan Molliqajt, ka thënë se ka qenë kundër koalicionit me partinë e Ramush Haradinajt.

Sipas Molliqajt, këtë gjë e dinë edhe strukturat e AAK-së dhe s’ka pse ta fsheh, mirëpo shton se pas vendimit për koalicion ka punuar për interes.

Në emisionin DEBAT të Dukagjinit, Molliqaj ka thënë se ka qenë kundër koalicionit për shkak të ndryshimeve në program, duke shtuar se e ka ditur që nuk do të gjejnë përkrahje në votë.

-Advertisement-

“Unë kam qenë kundër koalicionit me AAK-në. Arsyet kanë qenë për shkak se si parti jemi të ndryshme”, ka thënë Molliqaj.

Ndër të tjera, Molliqaj ka thënë se PSD e as AAK nuk e kanë dëmtuar njëra-tjetrën, por thotë se ishte e pamundur të merren votat në komunat ku AAK-ja është e fortë.

Ndryshe, PSD-ja e Molliqajt nuk ka arritur ta marrë asnjë deputet deri tani, mirëpo në garë të ngushtë është Natyra Kuçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera