Lajme

Molliqaj: Tensionimi i situatës në veri i shërbeu Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 14 December 2022

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur aksion simbolik pranë ndërtesës së Qeverisë në lidhje me situatën në veri dhe procesin e dialogut.

Ata në ndërtesën e Qeverisë kanë shkruar “tension për Asociacion” dhe “tension për koncesion”.

Pas kësaj proteste ka reaguar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ku thotë se tensionimi i situatës në veri, i shërbeu kryeministrit Kurti.“E njëjta gjë ndodhi me zgjedhjet në Veri. Konjufca në Prishtinë fliste për shtyerjen e zgjedhjeve, ndërkohë në Veri me armë zjarri u plagos polici Ekrem Neziri. Nëse zgjedhjet u shtyen, kujt i shërbeu tensionimi. Kryeministrit sigurisht”, shkroi Molliqaj.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:Tension për Asociacion

Si matet suksesi i ndërhyrjes policore? Me elektrizim të situatës, me likes dhe me sharje në facebook, apo me përmbajtje më të mirë në marrëveshjet e arritura.Në hyrje të Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës kemi shkruar parrullat që janë edhe racionalja e re e dialogut. Ata duhet ta dinë që po i shohim dhe tashmë janë bërë të lexueshëm.

Me 21 nëntor rreth çështjes së targave tensioni tejkaloi kufijtë deri në eskalim. Polici, heronj, sovranitet – dokrra. Me 23 kemi nënshkruar marrëveshje edhe më të dobët sesa ajo e para 2 ditëve. Pas gjithë atij tensioni, në marrëveshjen që nënshkroi Bislimi, e pranuam shtyerjen pa afat të targave, por edhe Asociacionin.E njëjta gjë ndodhi me zgjedhjet në Veri. Konjufca në Prishtinë fliste për shtyerjen e zgjedhjeve, ndërkohë në Veri me armë zjarri u plagos polici Ekrem Neziri. Nëse zgjedhjet u shtyen, kujt i shërbeu tensionimi. Kryeministrit sigurisht.

Tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut. Është mënyra e re e koncesioneve. Kur kompromisi bëhet nën tension nuk flitet më për lëshimet, por për rrezikun që i shpëtuam.Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Nëse Veriun e vendit e trajton vetëm me hekur dhe kerbaç, ky është argument për formimin e Asociacionit. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare me Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera