Lajme

Molliqaj: Të jesh kundër Kurtit dhe kundër Asociacionit, je për t’mirën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 13 June 2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve për sanksione ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Molliqaj ka shkruar shkurt, duke thënë se qëndrimi kundër Kurtit dhe kundër Asociacionit, është qëndrim për të mirën e Kosovës.

“Të jesh kundër Kurtit, por pro Asociacionit, i bën dëm Kosovës. Të jesh pro Kurtit e kundër Asociacionit, prapë i bën dëm Kosovës. Veç t’jesh kundër dyjave, je për t’mirën e Kosovës!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera