Lajme

Molliqaj reagon sërish për situatën e rënduar me energji elektrike: Nuk zmbrapsemi, hetim!

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 25 December 2021

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se hetimet në lidhje me krizën energjetike duhet të ndodhin shpejt.

Transparenca dhe llogaridhënia, sipas tij, janë urgjencë në këtë situatë, transmeton Indeksonline.

“Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë i tij:

Nuk zmbrapsemi. Hetim!

Menaxhmenti i ri i KEK-ut paska reaguar ndaj pyetjeve që i ngritëm ne sot në konferencë, me po të njëjtën gjuhë e shpjegim të KEDS-it. Dallimi është që këta nuk i paskan lexuar fare çështjet që i ngritëm ne, por thjeshtë paskan lexuar atë që e tha KEDS-i.

Pra kemi bashkëkoordinim në mes Qeverisë, Menaxhmenti i ri i KEK-ut, dhe KEDS-it, në mbrojtje të këtij të fundit.

Nëse pyetjet dhe dyshimet e ngritura nga PSD janë të pabaza, atëherë cila është baza e shqetësimit dhe reagimit të KEK dhe KEDS? Investimi në imazh rëndom ndodhë kur ka deficit në argumente dhe besueshmëri.

T’i kthehemi thelbit, përsërisim: hetimet në lidhje me krizën duhet të ndodhin shpejt. Transparenca dhe llogaridhënia janë urgjencë në këtë situatë.

Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera