Lajme

Molliqaj reagon pas vdekjes së një punëtori të ndërtimit: Qeveria ndan kacidhe për t’u bërë pastor i tyre

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 26 August 2023

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vdekjes së një punëtori të ndërtimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kritikuar Qeverinë, për të cilën thotë se kur ndan mjete për ta, e bën për “t’u bërë pastor i tyre”, e jo për t’i fuqizuar.

“Kush mendon për punëtorin sot? Sindikata do të duhej. Një Qeveri e majtë mbase…Veprimet sindikale ndërkohë po bëhen vepër e dënueshme. Para ca ditësh punëtorëve në Trepçë iu reduktua paga për shkak të grevës. “ – ka shkruar tutje ai.

-Advertisement-

Në fund, Molliqaj ka pyetur nëse punëtori që vdiq ka qenë i siguruar.

Postimi i plotë:

Vdesin, shfrytëzohen, injorohen, poshtërohen. Kur Qeveria ndan një kacidhe, sikur filantropët, e bën për t’u bërë pastor i tyre, jo për t’i fuqizuar si shtresë shoqërore.

Edhe një punëtor i ndërtimit ka humbur jetën sot. Kullat shumëkatëshe janë më shumë sesa objekte që ngjiten qiellit. Ato gërmojnë varre nën tokë. Asgjë, një dëm kolateral ky me gjuhen e ekonomisë së suksesit.

Kush mendon për punëtorin sot? Sindikata do të duhej. Një Qeveri e majtë mbase…Veprimet sindikale ndërkohë po bëhen vepër e dënueshme. Para ca ditësh punëtorëve në Trepçë iu reduktua paga për shkak të grevës.

A ka qenë i siguruar punëtori që vdiq? Cila ka qenë mbrojtja dhe siguria në punë? Sa herë e ka vizituar inspektorati këtë vendpunishte? Për të gjitha këto, rezistenca është përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera