Lajme

Molliqaj: Reagimet ndaj Ardian Kastratit ishin me vrull dhe zell, ndaj Shefqet Krasniqit të vakëta

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 14 April 2021

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi, se burrat e kanë vendin në odë e gratë në kuzhinë. Molliqaj ka shkruar se Krasniqi nuk është i denjë për të folur për pozicionin e burrit dhe gruas në shoqëri.

“Hoxhë Shefqet Krasniqi, në njërin nga emisionet qendrore, mbajti ders për rolin e gruas e burrit dhe për mjedisin ku ata takojnë për nga lloji. Roli që ai merr nuk është i denjë as për besimtaret/ët. Pozicioni i tij është reaksionar. Ky hoxhë nuk e ka vendin në television. Po aq problem është hapësira mediatike që i është dhënë. Duhet ta kemi në vëmendje që është patriarkati ai që po i fuqizon këta zëra”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje Molliqaj përmendi edhe reagimet ndaj Adrian Kastratit, që sipas tij ishin me vrull e zell, teksa për reagimet nga hoxhës Krasniqi, ai tha se janë të vakëta.

-Advertisement-

“Rendi patriarkal është i shtrirë në të gjitha strukturat shoqërore, nga politika dhe ekonomia shfrytëzuese neoliberale, deri tek arsimi e kultura stereotipizuese e mizogjene. Por nëse i kemi shpallur luftë rendit patriarkal, duhet denocuar secilin eksponent të tij. Reagimet për Ardian Kastratin i cili e vazhdoi historinë e moçme të diskutimit për gratë nisur nga trupi me një retorikë e cila kur ndërvepron me kontekst prodhon gjuhë seksiste, ishin me vrull e zell, por shohim reagim të vakët, sporadik, për Shefqet Krasniqin, që ka ndikim shumë herë më të madh në shoqëri. Ky i fundit e trajton gruan si instrument riprodhimi shoqëror dhe në shërbim të burrit. Ai objektifikon dhe dehumanizon. Gjuha e tij robëron”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

Hoxha e ka vendin në xhami

Hoxhë Shefqet Krasniqi, në njërin nga emisionet qendrore, mbajti ders për rolin e gruas e burrit dhe për mjedisin ku ata takojnë për nga lloji. Roli që ai merr nuk është i denjë as për besimtaret/ët. Pozicioni i tij është reaksionar. Ky hoxhë nuk e ka vendin në television. Po aq problem është hapësira mediatike që i është dhënë. Duhet ta kemi në vëmendje që është patriarkati ai që po i fuqizon këta zëra.

Rendi patriarkal është i shtrirë në të gjitha strukturat shoqërore, nga politika dhe ekonomia shfrytëzuese neoliberale, deri tek arsimi e kultura stereotipizuese e mizogjene. Por nëse i kemi shpallur luftë rendit patriarkal, duhet denocuar secilin eksponent të tij. Reagimet për Ardian Kastratin i cili e vazhdoi historinë e moçme të diskutimit për gratë nisur nga trupi me një retorikë e cila kur ndërvepron me kontekst prodhon gjuhë seksiste, ishin me vrull e zell, por shohim reagim të vakët, sporadik, për Shefqet Krasniqin, që ka ndikim shumë herë më të madh në shoqëri. Ky i fundit e trajton gruan si instrument riprodhimi shoqëror dhe në shërbim të burrit. Ai objektifikon dhe dehumanizon. Gjuha e tij robëron.

Krasniqi duhet ta kuptojë që nëse është një vend i caktuar dhe i sanksionuar atëherë është ai i fesë në raport me shtetin. Kosova është vend sekular dhe kjo është njëra ndër vlerat që duhet kultivuar. Solidariteti duhet të jetë pikënisje dhe vlerë e përbashkët. Por nëse nuk reagojmë ndaj hoxhës në fjalë është qartë se nuk do të mobilizohemi as ndaj pushtetit “Krejt dhe drejt”.

Gratë kanë luftuar dhe kanë rrënuar mure që ndajnë ato prej hapësirës publike, duke e kthyer vëmendjen edhe tek sfera private, e cila është çështje që formësohet nga politika dhe e ndikon atë. Kjo nuk është luftë e përfunduar, sikur që nuk kanë përfunduar betejat për barazi, mirëpo angazhimi për një të përbashkët universale, na takon secilit e secilës, çdo ditë e pa dallime. Nuk do të lejojmë që asnjë instance, autoritet fetar e politik t’i kornizojë e udhëzojë njerëzit sipas besimeve fetare dhe ideologjike. Lufta për liri dhe barazi është permanente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera