Lajme

Molliqaj i quan kalkulantë ata që po shkojnë në parti tjera

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 18 May 2017

Aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ishte pikërisht ky aderim që e shtyu sekretarin e kësaj lëvizjeje t’i bëjë disa llogari se cilët lloje të njerëzve po bashkohen me ata.

Përveç që e ka bërë të ditur faktin se aktori kosovarë ka aderuar në lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj,i  cili përmes një shkrimi në facebook, të aderuarit në partitë e tjera I ka quajtur kalkulantë.

-Advertisement-

“Lëvizjes sonë iu bashkua aktori i madh shqiptar Adem Mikollovci, i cili njihet për konsistencën e tij politike prej kur ishte deputet i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Tek partitë e tjera po shkojnë kalkulantët. Në Lëvizje po vijnë parimorët”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera