Molliqaj për Specialen: Ka një kallabllëk interpretimesh krejtësisht politike
Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 20 December 2022
“Ka një kallabllëk interpretimesh krejtësisht politike, le që nuk guxon gjykata ti bëjë e aq më pak trupi gjykues në vendim fajësues për një të akuzuar siç është Mustafa”.
Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj gjersa citonte fjalët e gjykatëses e cila theksonte se një vendim i tillë nuk ishte kundrejt UÇK-së.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se është rivërtetuar disa herë që Gjykata Speciale ka një tendencë krejt kriminalizimit të luftës së UÇK-së.
“Është rivërtetuar që vendimet e Gjykatës Speciale dhe këtyre dhomave janë vendime problematike sa u përket konventave ndërkombëtare dhe ligjeve ndërkombëtare për krimet gjatë luftës. Ne besojmë e lufta e UÇK-së është e drejt. Nuk merremi me termat ‘luftë e pastër’, ‘luftë e papastër’, lufta e UÇK e drejtë ka qenë dhe tendenca kryekuput e kësaj gjykate dhe këtyre Dhomave të Specializuara është për ta ndërruar këtë përpjekje dhe për ta përbaltosur e për ta kriminalizuar atë”, ka deklaruar Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se formulimi i këtij tribunali është unik ngase i njëjti ishte fromuar më vonë dhe jo menjëherë pas fundit të një konflikti siç ndodhë zakonisht. Krahas kësaj, ai ka thënë se nuk ka pasur tribunal që nuk ka pasur të përcaktuar kohëzgjatjen dhe në këtë, jo vetëm që ishte përcaktuar koha por edhe për sa duhet të hetohet dhe për sa duhet mbyllur. Por sipas tij, subject hetimi mbetet UÇK-ja.
“Kosova ka themeluar një gjykatë e cila e ka subjekt të hetimit UÇK-në…në momentin që krijohet një gjykatë që ka subjekt një subjekt në fjalë qysh është lufta çlirimtare përkatësisht, UÇK-ja.. kjo është ndaj UÇK-së”, ka deklaruar ai.
Ai thekson se nuk kemi të bëjmë me drejtësi por me interpretime politike dhe si Kosovë, do duhej që të shtunën, atëherë kur është paralajmëruar protesta, do duhej demostruar masivisht dhe publikisht, gjykimi i Mustafës, nuk është vendosje e drejtësisë.
Të tjera
-
Detaje të arrestimit të babait dhe të birit për vrạsjen e 33 vjeçarit në Shkodër
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Ma...
-
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...