Lajme

Molliqaj për skandalin e ambasadorit në Koraci: Këtu kemi të bëjmë me piramidë institucionale dhe shpërlarje parash

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 27 April 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Maritn Berishaj, ku po flitet se ai ka gisht në një skandal financiar në Slloveni, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Molliqaj ka thënë se po bëhet 1 javë nga skandali korruptiv i ambasadorit të Kosovës në Kroaci ku çdo ditë u zbulua një fakt shtesë.

Tutje Molliqaj ka thënë se “secili moment që kalon me Martin Berishajn në detyrë kemi të drejtë të besojmë se këtu kemi të bëjmë me piramidë institucionale dhe shpërlarje parash”.

-Advertisement-

Gjithashtu, i pari i PSD-së ka numëruar faktet që janë zbuluar ditët e fundit nga mediat për skandalin e Berishajt.

“Berishaj ka hapur kompani në Mal të Zi me veten e tij punëtor, dhe hopa 600 mijë euro tërheqje. Paratë në dorë, të gjitha në strajcë. Prejardhja Beogradi. Atje nuk bëhet dot shitblerje energjie pa rënë në rrjetën monopol të kompanive që kontrollojnë gjithë tregun energjetik: EFT dhe Rudknap. Këto kompani lidhen me emrat Hamoviç, Fazlliq e Stanishiq. Afera na drejton kah mafia ballkanike e energjisë.

Martin Berishaj, profesori universitar i filozofisë nga shkolla “tregti e rrymës”, paska bërë edhe evazion fiskal në Mal të Zi. Raportet tregojnë se xhirollogaritë e tij në Mal të Zi janë ngrirë;

Mësuam pastaj se super Martin Berishaj i paska 4 nënshtetësi: kosovare, shqiptare, sllovene dhe malazeze; mësuam se Super Martini është edhe profesor, edhe ambasador, e paramendo edhe sekser i rrymës”, ka shkruar Molliqaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera