Lajme

Molliqaj për Muratin: Kosova nuk mund ta tolerojë që të ketë ministër dikë që e përbuzë të kaluarën e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 01 July 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë për Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, se shteti i Kosovës nuk mund ta tolerojë dikë që përbuzë të kaluarën e UÇK-së, shkruan Gazeta inFokus.

Ky reagim i Molliqajt erdhi pas paralajmërimit të protestës ku kërkohet dorëheqja e Ministrit Murati, dhe sipas tij ky i fundit nuk ka vend në qeverisje përderisa nuk e njeh vendin që UÇK-ja e ka në historinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

6 korrik, protestë për shkarkimin e ministrit Murati

Ministri Murati nuk ka vend në qeverisje, përderisa nuk njeh vendin që UÇK ka në historinë e Kosovës për çlirim. Lufta jonë për liri nuk filloi e as nuk vazhdoi duke e bërë kontabilitetin e numrave. Kjo qasje në thelb është kundër luftës dhe nuk ka sens lirie. Kjo rrymë politike e lufton çlirimin, sepse ka nënshtrat durimin dhe përkuljen.

Për më tepër, kjo rrymë politike nuk e duron as tjetrin të ndryshëm prej tij. Ajo e sheh secilin narracion të nënshtrueshëm, siç është vetë. Pra kemi të bëjmë me mendje të kolonizuara dhe tendenca totalitare.

Kjo na bënë të kuptojmë që lufta nuk ka përfunduar në rrafshin politik. Fryma që sot dominon dhe e cila është e mishëruar në institucione, në krye me Kryeministrin, është aktive dhe në sulm. Gjatë këtyre ditëve kemi parë deklarimet skandaloze të ministrit Hekuran Murati duke sulmuar, përbuzuar dhe denigruar luftën që ushtarët e UÇK-së kanë zhvilluar me aq shumë vullet e mund./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera