Lajme

Molliqaj për deklaratën e Rron Gjinovcit: T’i quash mbi 200 mijë qytetarë të poshtër është racizëm

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 14 January 2021

Aktivisti, tash analist, Rron Gjinovci mbrëmë ka deklaruar se kushdo që e voton Hashim Thaçin nuk është në gjendje normale duke i quajtur të “poshtër” e të “paditur”.

Ani pse Thaçi ishte prej politikanëve më jetëgjatë në skenën politike në Kosovë dhe mori me qindra mijëra vota përgjatë rrugëtimit tij nga qytetarët e Kosovës, këta të fundit Rroni i quan anormal.

‘Një njeri normal nuk beson tek Hashim Thaçi. Atë nëse e ka votu dikush, e ka votu për arsye banale. Dikush që mendon se Thaçi duhet me qeverisë Kosovën, ja nuk është normal ja është i poshtër dhe ka lidhje direkte’’, është deklarata skandaloze e Gjinovcit.

-Advertisement-

Deklaratat e Gjinovcit i ka komentuar edhe Dardan Molliqaj nga PSD-ja në “Prime Time” të Kanal 10.

“Deklaratat e Rron Gjinovcit janë raciste. T’i quash mbi 200 mijë qytetarë të poshtër është deklaratë raciste”, ka thënë Molliqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera