Lajme

Molliqaj pasi u zgjodh kryetar i PSD-së, mesazh për VV-në: Historia s’merr fund me juve!

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 15 December 2019

Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate , pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, pasi që ky i fundit kishte thënë se ai ishte përgjegjës si kryetar i kësaj partie, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Nëpërmjet një shkrimi në “facebook” Molliqaj ka thënë se po e udhëheqë PSD-në në një fazë të vështirë ngase sipas tij ata që zmbrapsen para krizave mund të prodhojnë diçka të re politike, shkruan gazeta inFokus.

Ndër të tjera ai ka edhe një mesazh për VV-në ku ua kujton se historia s mbaron me VV-në.

-Advertisement-

“Dhe derisa me entuziazëm, popullistët e rinj, parashikojnë që nuk do të ketë opozitë as alternativë përballë pushtetit të tyre, ne do të jemi këtu t’ua kujtojmë që historia s’merr fund me ta”, është shprehur Molliqaj

Postimi i Plotë:

Sot Partia Socialdemokrate iu përgjigj thirrjes tuaj për të mos e ndalur përpjekjen, përkundër zhvillimeve të fundit elektorale.

Sot treguam që nuk e shohim politikën përmes rezultatit afatshkurtër zgjedhor, por përmes idealeve dhe kauzave që u besojmë.

Pranova zgjedhjen tuaj që ta udhëheqi PSD-në në këtë fazë të vështirë, ngase besoj shumë që tek çdo dështim mbarset një përpjekje e re; dhe besoj shumë që rruga e progresit dhe fitores kalon pashmangshëm nëpërmes dështimeve.

Vetëm ata që nuk zmbrapsen para krizave mund të prodhojnë diçka të re në politikë.

Përtej iluzionit të ndryshimit, Kosovën po e pret qeverisja populliste me mendësi totalitare.

Dhe derisa me entuziazëm, popullistët e rinj, parashikojnë që nuk do të ketë opozitë as alternativë përballë pushtetit të tyre, ne do të jemi këtu t’ua kujtojmë që historia s’merr fund me ta.

Që ka ende njerëz në Kosovë që besojnë në progres. Ka ende njerëz në Kosovë që nuk i tremb hegjemonia e pushtetit të ri.

Që ka ende njerëz në Kosovë që popullizmin e tyre do ta sfidojnë me politikë të majtë progresive. Dhe këta njerëz, një ditë do të bëhen shumë.

Vetëm përmes perspektivës së aktivizmit dhe angazhimit këmbëngulës, mund të shohim përtej pashpresës e zhgënjimit. Bashkë, sot e pamë të ardhmen tonë në politikë.

Të ardhmen si përpjekje e pandalshme edhe kur gjithçka përreth na thotë të ndalemi; të ardhmen si rrugë përplot me vështirësi, sfida e përbuzje. Por të ardhmen që në fund patjetër do të jetë e ndritur 😊

Ju falenderoj për entuziatmin e mbështetjen që e treguat sot.

I falenderoj gjithë strukturat e deritashme drejtuese të PSD-së, së bashku me të cilët i përballëm fazat e vështira të së kaluarës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera