Lajme

Molliqaj pas arrestimit të kryeshefit të KEK: Krimi ka prekur majat e Qeverisë!

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 19 April 2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK, Nagip Krasniq.

Molliqaj thotë se arrestimit i Krasnqit tregon se krimi ka prekur majat e Qeverisë

“Linja është e qartë: Albin Kurti – Martin Berishaj në njërën anë Besnik Bislimi – Nagip Krasniqi në anën tjetër. Kurse Vjosa Osmani, vazhdon të kryej detyrën e noteres” shkruan Molliqaj.

-Advertisement-

Tutje Mollqaj me ironi shkruan se ” Nuk e përjashtoj mundësinë që VV do të akuzojë tash prapë regjimin e vjetër për këtë intervenim policor”

Reagimi i plotë:

Korrupsioni dhe Vetëvendosja

Kur vite më herët patëm thënë se “lufta” anti-korrupsion është veç mjet i Albin Kurtit për të sulmuar kundërshtarët politik, na thoshin “e keni personale dhe nga inati”. Por sot arrestimi i drejtorit KEK-ut, që është militant e anëtar i VV-së, na dha plotësisht të drejtë.

Nuk është problemi vetëm që u arrestua një njeri i Vetëvendosjes dhe mik i ngushtë i Besnik Bislimit, por se askush nga VV sot nuk u mburr me luftën kundër korrupsionit. Nuk rrahën gjoks të na tregojnë se si nuk ka më keqpërdorim e korrupsion. Ashtu siç bëjnë sa herë që ndodh ndonjë aksion policor ndaj dikujt që s’është në VV.

Ky arrestim dëshmon që krimi ka prekur majat e Qeverisë. Linja është e qartë: Albin Kurti – Martin Berishaj në njërën anë Besnik Bislimi – Nagip Krasniqi në anën tjetër. Kurse Vjosa Osmani, vazhdon të kryej detyrën e noteres.
P.S.

Nuk e përjashtoj mundësinë që VV do të akuzojë tash prapë regjimin e vjetër për këtë intervenim policor. Ashtu siç akuzonte që prapa akuzave për Martin Berishajn po qëndron Serbia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera