Lajme

Molliqaj pas aksionit të PSD-së: Kjo nuk është qeverisje me integritet, shkon sipas interesave të një njeriu

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 09 October 2024

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik sot në Merdare.

Pas aksionit ka reaguar kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Molliqaj tha se Kosova është e izoluar me sanksione krahas Bjellorusisë, Venezueles e Iranit, ndërkohë që po na përvidhet autonomia.

-Advertisement-

Ai tha se kjo nuk është qeverisje me integritet dhe se shkon sipas interesave të një njeriu.

“Kjo nuk është qeverisje me integritet, kjo është një qeveri që shkon sipas interesave të pushtetit të një njeriu.Kurti ka ndërtu një qasje politike bazuar në iluzione: çdo herë vepron me dy mesazhe të kundërta. Fillimisht bën një lëvizje të bujshme që duket si rezistencë ndaj presioneve të jashtme – i ashpër, i paepur, sikur nuk bën kompromis. Nuk po kalon shumë kohë, kompromisi po vjen, e mbrapa po e len dëmin që po shkaktohet, deri te rezistenca e rradhës. Pas gjithë këtij teatri popullist, humbjet po na shiten si fitore” shkruan Molliqaj në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera