Lajme

Molliqaj: Nëse Kurti ishte i bindur në fitore, çka ishte ajo laritje ndaj LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 13 September 2019

Anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nëse Albin Kurti është i bindur në fitore atëherë “pse ka bërë atë laritje ndaj LDK-së.

“Pasi është me aq shumë vetëbesim se do të fitojë çka ishte ajo laritje një vjeçare ndaj LDK-së. Kjo është një hajgare që mundet me u dukë interesant. Nëse ka një parti që ka shkuar zhagë për të bërë koalicion ajo është Vetëvendosje”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka deklaruar se Kurti funksionon me paranoja se kush po e mashtron.

-Advertisement-

“Kurti funksionin me paranoja dhe frika, kush ka me më mashtruar nesër. PSD-ja funksionon me mundësitë. Nuk mundet ai me bë koalicion, jo për shkak të tjerëve, por për shkak të tij. Nuk ekziston mundësia që Vetëvendosje të dalë e para. Në Vetëvendosje ka ateist, ka fetarë, ka njerëz që janë pro demarkacionit, ka gjithçka…”, ka deklaruar Molliqaj në Rubikon.

Tutje Molliqaj ka deklaruar se s’do të jenë asnjëherë në një koalicion me Kurtin kryeministër.

“Asnjëherë me Kurtin kryeministër, nuk mund të bëjë një PDK të re, një PDK 2.0”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera