Molliqaj: Në veri jo demonstrim armatimesh, por për strategji diplomatike
Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 25 September 2021
Për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ka bërë reagim kreu i PSD-së Dardan Molliqaj, duke thënë se situata atje është në rrezik të përshkallëzimit.
Molliqaj, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka kritikuar Qeverinë duke thënë se duhet dhënë llogaridhënie të politikës, siç e quan ai, shkurtpamëse që po e bëjnë ata.
“Kemi pritur 2 ditë pa reaguar për ta parë kahjen që po e merr zhvillimi i ngjarjes pas datës 20. Situata e krijuar në veri është e rëndë dhe në rrezik të përshkallëzimit të mëtejshëm. Situata e krijuar nuk duket të ketë qenë e menduar, megjithëse mjaft lehtë e parashikueshme. Mungesa e vizionit dhe guximit për dialogun po na shpërfaqet në aventura të pamenduara dhe improvizime. Diskursi qeveritar nga rrahagjokset për shtrirje sovraniteti është kthyer në llojin e njohur të mençurisë, ajo që nuk bëhet pre e provokimeve. Sigurisht se do të ketë solidaritet me policët e rrezikuar, por duhet kritikë dhe kërkesë për llogari politikës miope të Qeverisë”, ka thënë Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se reciprociteti i targave ndaj Serbisë ka bërë që të ketë mungesë të autoritetit shtetëror të Kosovës në veri.
“Problemi i targave po shpien tek mungesa e autoritetit shtetëror të institucioneve të Republikes në veri. Secili segment i raporteve me Serbinë e reflekton tërësinë. Prandaj me Serbinë nuk duhen gjeste të çastit, por politikë me vizion dhe guxim. Veriu nuk është vend për ekspozim armatimesh, por për strategji të mirëmenduar diplomatike dhe të sigurisë nëse vërtetë ke vendosur ta thyesh status-quon”, ka thënë ai.
Kreu i PSD-së ka shtuar se partitë opozitare nuk duhet të ndahen nëse janë me Kosovën apo Serbinë, por se duhet të kërkojnë llogari për situatën e krijuar.
“Partitë opozitare as opinioni publik nuk ka pse të dëshmohet para Kurtit. Këtu nuk ka vend për ndarjen nëse je me Kosovën apo me Serbinë. Partitë opozitare në Kuvend duhet të kërkojnë llogari për këtë papërgjegjësi të rrezikshme”, ka përfunduar Molliqaj.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...