Lajme

Molliqaj: Me marrëveshjen e fundit, Kurti ua legalizoi serbëve kartat ilegale të identitetit

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 30 August 2022

Partia Socialdemokrate ka vendosur në hyrje të objektit të Qeverisë së Kosovës një pankartë me disa karta identiteti ilegale të serbëve, që sipas tyre tani me marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi janë legalizuar.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se marrëveshja e re mes Kurtit e Vuçiqit i ka legalizuar dhe i ka pranuar dokumentet e strukturave paralele të Serbisë që janë ilegale në Kosovë.

“Me atë që ra dakord Kurti me Vuçiqin, ka arritur që në Kosovë mund të futesh me këtë dokument i cili Kosovën e trajton si pjesë të Serbisë”

-Advertisement-

“Tash është krijuar entiteti i tretë, entiteti i veriut, tash i keni dokumentet që janë të vjetra e që janë legalizuar tani, dhe po shkojnë drejt marrëveshjeve tjera që e trajtojnë veriun si të veçante, e që është asociacioni”

“Besojmë që kjo marrëveshje e fundit e ka hapur derën për një dialog që në fakt është dialog për mosnjohje. Tashme kurti ka hyrë në kornizat e dialogut që nuk do të ketë njohje nga Serbia, por ka njohje të Kosovës që do t’ia bëjë Serbisë brenda saj”

Molliqaj kërkoi që Kurti dhe Bislimi të deklarohen dhe t’i tregojnë qytetarëve, jo vetëm të thonë se “ua hoqëm letrat e bardha në kufi, por siç tha, të thonë edhe se “edhe ia njohëm Serbisë dokumentet e strukturave paralele”.

“Duhet ta dijë opinioni publik që ky është koncesioni më i madh që i ka bërë deri më tani Kurti Serbisë dhe dëm shtetit të Republikës së Kosovës”, përfundoi Molliqaj.

 <a

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera