Molliqaj: Lugina duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, jo të përdoret si instrument
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 29 September 2022
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se çështje Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas Molliqajt, kjo çështje nuk duhet të përdoret si instrumet për lëshim pe ndaj veriut.
“Që Lugina të pushojë së përdoruri politikisht, ajo duhet të përfundojë si temë. Ripërcaktimi i kufirit është zgjidhja e duhur politike dhe e vetmja që krijonë kushte për marrëdhënie të tjera me Serbinë. Pa ndryshuar këto marrëdhënie, vështirë të mendohet për zhvillim e mirëqenie. Por për një fillim të tillë duhet shkëputje e thellë. E qartë. Pa nënkuptime. Ripërcaktimi i kufirit është rivendosje e raporteve tjera në mes vete dhe me fqinjtë. Me të ardhmen dhe me historinë. Ky ishte vullneti i shprehur në takimet e zhvilluara në Luginë, me qytetarë, aktivistë dhe politikanë shqiptarë”, shkruan Molliqaj.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Lugina kërkon zgjidhje
Adresimi në mënyrë të drejtë, çështja e Luginës së Preshevës, duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi. Jo të përdoret si instrument për lëshim pe ndaj veriut ose kushtëzime nën nocionin arkaik të reciprocitetit, por si nevojë që qytetarët e Luginës kanë për jetë shoqërore e politike, për mirëqenie e siguri. Për barazi.
– Që Lugina të pushojë së përdoruri politikisht, ajo duhet të përfundojë si temë. Ripërcaktimi i kufirit është zgjidhja e duhur politike dhe e vetmja që krijonë kushte për marrëdhënie të tjera me Serbinë. Pa ndryshuar këto marrëdhënie, vështirë të mendohet për zhvillim e mirëqenie. Por për një fillim të tillë duhet shkëputje e thellë. E qartë. Pa nënkuptime. Ripërcaktimi i kufirit është rivendosje e raporteve tjera në mes vete dhe me fqinjtë. Me të ardhmen dhe me historinë. Ky ishte vullneti i shprehur në takimet e zhvilluara në Luginë, me qytetarë, aktivistë dhe politikanë shqiptarë.
– Ndërtimi i autostradave, sidomos në kohë të vështirësive ekonomike e politike globale, duhet të racionalizohet në atë mënyrë që theksi të jetë tek nevojat e tanishme. Nëse ka një autostradë që duhet ta gëzojë statusin e urgjencës është ajo e Bujanocit. Pra, ndërtimi i autostradë së Bujanocit duhet të bëhet me shpejtësi e prioritet. Nga çka kemi parë, përditshmëria e qytetarëve shqiptarë në Luginë preket direkt nga ky investim.
– Të rritet ndjeshëm buxheti që qeveria e Kosovës ndanë për nevojat e Luginës. Ajo nuk duhet cilësuar si ndihmë, por si detyrë. Fuqizimi ekonomik e politik i Luginës është domosdoshmëri, ndërsa bashkimi me Kosovën zgjidhje adekuate për qytetarët e dy vendeve.
Çdo përpjekje që Lugina e veriu i Kosovës t’i lihen modeleve që ruajnë tharmin ndarës e konfliktin përbën material për keqpërdorim e instrumentalizim nga pushtetet autoritare.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...