Lajme

Molliqaj letër të hapur Abdixhikut, i kërkon që LDK të mos e votojë Osmanin për presidente

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 29 March 2021

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i është drejtuar me një letër të hapur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut.

Përmes kësaj letre, Molliqaj i kërkon Abdixhikut që LDK të mos e votojë Vjosa Osmanin për presidente, për shkak se sipas tij, zgjedhja e saj prodhon pasoja mbi jetën demokratike të Kosovës.

“Ne jemi të shqetësuar për pasojat mbi jetën demokratike të vendit që do të prodhonte zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente. Pas këtij momenti, opozitës parlamentare do t’i humbas rëndësia, kurse Kuvendi do t’i ngjajë kuvendeve moniste“, ka shkruar ndër të tjera ai.

-Advertisement-

“Kosova për herë të parë pas luftës rrezikon që të gjitha instancat e pushtetit t’i përfundojnë në një adresë. Por ky ende nuk është problemi kryesor. Ky akumulim pushteti e ka mbrapa një ideologji që në fjalë dhe organizim është totalitar.”

Organizimin totalitar që sipas tij do ta krijon zgjedhja e Osmanit në pozitën e presidentes, Molliqaj thotë se mund ta ndalojë LDK.

“LDK e ka në dorë ta ndalojë këtë gjë. Barra për formimin e institucioneve në secilën demokraci fillon prej fituesit, sidomos kur fituesi e ka shumicën i vetëm”, thuhet tutje në letrën e tij.

Letër e hapur Kryetarit të LDK-së

I nderuar z.Abdixhiku,

Zgjedhja juaj në krye të LDK-së është pritur mirë tek…

Posted by Dardan Molliqaj on Monday, March 29, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera