Lajme

Molliqaj: Kurti u dorëzua, e pranoi Serbinë si hisedare në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 29 September 2021

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasdeklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook tha se kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti është dorëzuar, pasi sipas tij, ai e pranon Serbinë si ‘hisedare’ në Kosovë, pasi po negocion me të për çështjet e brendshme të Kosovës (veriun e vendit).

Postimi i plotë i Dardan Molliqajt:

-Advertisement-

DISFATA E QEVERISË KURTI

Kurti sot u dorëzua. Disfata e tij mund të shpjegohet në 3 pika:

1. Edhe Qeveria Kurti e pranon Serbinë si hisedare në Kosovë, duke negociuar me të për çështje të brendshme të Kosovës (për veriun e vendit);

2. Qeveria Kurti legjitimoi strukturat paralele në veri dhe konfirmoi heqjen dorë të Kosovës nga sovraniteti jonë shtetëror atje. Kjo duke lejuar përdorimin e tabelave KM (Kosovska Mitrovica), për të cilat Besnik Bislimi tha shprehimisht që do të konfiskohen “vetëm nëse kalojnë në jug” por jo edhe në veri. Pra ja ku filloi, edhe nga Qeveria Kurti, trajtimi i veriut si zonë e veçantë nga gjithë pjesa tjetër e Kosovës. Si zonë ku strukturat paralele e kanë kontrollin. Si zonë ku Qeveria e Kosovës as që ka pretendim ta shtrijë sovranitetin.

3. Dorëzimi i sovranitetit tek KFOR-i, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është kthim mbrapa në aspektin e shtetësisë. Baza juridike e KFOR-it në Kosovë është Rezoluta 1244, që Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë. Delegimi formal nga Qeveria i sovranitetit tek KFOR-i, nënkupton legjitimim të rezolutës 1244. Prandaj me këtë pajtohet Serbia pa problem. Mos të harrojmë që kryeministri Kurti, gjatë qeverisë së parë, e kishte dërguar në prokurori marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me NATO-n për mosdërgim të forcave të Kosovës në veri të vendit. Sot Kurti e afirmoi këtë marrëveshje. Duke pranuar t’ia heq Policisë së Kosovës të drejtën për të qëndruar atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera