Lajme

Molliqaj: Kurti nuk ka kushte për Serbinë, ato që i ka përmendur janë qesharake

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 29 April 2021

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur rreth takimeve të Kurtit me zyrtarët e BE-së dhe Parlamentit Evropian ditën e sotme.

Ndër të tjerash, Molliqaj ka thënë se Kurti nuk ka vënë kushte për Serbinë, ndërsa ka përmendur edhe katër kushtet që i ka deklaruar vetë kryeministri Kurti, transmeton Periskopi.

“Ato katër kushte që janë përmendur nga Kurti janë qesharake, nëse i marrim e i lexojmë për shembull aty thuhet ‘Kosova është palë në dialog e jo çështje’, kjo mendoj se është qesharake pasi që ne kemi që sa vite që në dialog themi se jemi palë e jo çështje por dihet se në dialogun e udhëhequr nga Brukseli, flitet për Kosovën”, ka thënë Molliqaj në ATV.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera