Lajme

Molliqaj: KQZ dhe koalicionet kanë penguar mërgimtarët të marrin pjesë në zgjedhje  

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 23 May 2017

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje,Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka thënë se KQZ dhe koalicionet kanë penguar mërgatën të behën pjesë e zgjedhjeve në Kosovë

“Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një shkresë zyrtare KQZ-së për të vazhduar afatin për aplikim për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës për shkake të pengesave teknike te quajtura por që tash besohen të kenë qenë politike është refuzuar kjo kërkesë

“KQZ dhe koalicionet po pengojnë mërgatën të marrin pjesë në zgjedhje dhe po favorizojnë listën Serbe” ka thënë Molliqaj, raporton infokusi.com

-Advertisement-

Molliqaj ka shtuar se këtë vit në krahasim me vitin 2014 është 7 fishuar numri i mërgimtarëve që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet në Kosovë.

Mërgata dëshiron të bëjë ndryshimin ne Kosovë ka shtuar Molliqaj, raporton infokusi.com

“Ky koalicion i krimit dhe i dështimit e dinë shumë mirë së nuk kanë mundësi të marrin asnjë votë nga mërgata sepse ajo dëshiron që të bëjë ndryshimin në Kosovë”

Ai ka përmendur gjithashtu edhe disa organizime te mërgimtarëve me autobusë që të bëhen pjesë e zgjedhjeve në Kosovë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera