Molliqaj: Konjufca është amortizer i Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 10 May 2023
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka quajtur ‘amortizer’ kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Sipas tij Konjufca tenton të amortizojë opinionin politik karshi kryeministrit Kurti.
“Zoti Konjufca është amortizer. Të gjithë e dimë rolin se çka është amortizeri. Amortizeri është me i lehtësu ose me i zvogëlu dëmet e lëkundjeve që i bëhen makinës apo çfarëdo pajisje tjetër. Ky është vetëm një amortizer që tenton me amortizu opinionin politik karshi kryeministrit. Kurrgjë më shumë s’ka. Ky është ai i cili ka thënë ‘as ksi, as asi’ dhe ne ia patëm bë në veturë ‘edhe ksi, edhe asi’. E tash unë po i them këtij ‘edhe dialog, edhe Asociacion’ me këta në Qeveri. Nëse i hjekin prej Qeverisë, ndërron Qeveria, tjetër temë”, ka deklaruar Molliqaj në Këndin e Debatit në Tëvë 1
Molliqaj ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se duhet një kompromis që i sjell dy rezultate: njohjen nga Serbia dhe njohjen ga pesëshja mosnjohëse e BE-së.
“Unë jam kundër heqjes dorë nga dialogu. Unë po them ‘po dialog, po kompromis’, por jo kompromis që s’të kryen punë. Duhet çfarëdo kompromisi që i bjen dy rezultate: njohjen reciproke edhe njohjen nga pesë vendet e BE-së. Këta kenë duke na prishë me amerikanët për targa, unë po i këshilloj jashtë si opozitar – a mundet Qeveria me i thirrë bashkësinë ndërkombëtare dhe me i thënë: ‘Na ka ardhë puna ku ne s’e kemi pritë. Jemi të gatshëm për kompromis, ndoshta edhe më të madh se ju që mendoni, por që na zgjidh punë’. Këta po mendojnë edhe kompromis edhe mos me zgjidh punë”, ka shtuar Molliqaj.
Për PSD-në zgjidhja më e mirë mbetet ripërcaktimi i kufijve.
“Ne jemi absolutisht për ripërcaktim të kufijve, por nuk po insistojmë që vetëm ajo është zgjidhja. A ka zgjidhje tjetër që është zgjidhje? Se problemi jonë me marrëveshjen është i dyfishtë: E para se është e keqe dhe e dyta s’po kryen punë. Se ka kompromise të këqija, por e kryejnë një punë. Këta nuk po na kryejnë punë fare”, ka shtuar tutje lideri opozitar.
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...