Lajme

Molliqaj: Kjo është luftë ndaj veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 16 June 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën luftë kundër veteranëve.

Molliqaj tha se nga ekzekutivi janë dhënë qindra miliona euro KEDS-it dhe është paguar rryma për serbët në veri.

Ai shtoi se energjia elektrike iu është paguar edhe serbëve në veri.

-Advertisement-

“Kjo qeveri i ka dhënë qindra miliona euro edhe KEDS-it. Ua ka paguar rrymën edhe bankave që bën më shtrenjtë edhe se pagat e veteranët. Pra, ne ua pagujmë rrymën edhe serbëve në veri, e tash të diskutojmë se a është e drejtë ose jo, kjo është luftë kundër veteranëve” – tha Molliqaj.

Sot veteranët e luftës po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, për mospërfshirjen në Projektligjin për pagën minimale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera