Lajme

Molliqaj ka frikë: Mund të blihen deputetët

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 19 July 2017

Koalicioni PAN, sipas Molliqajt, zyrtarisht nuk i ka votat për krijimin e Qeverisë. Justifikimi se votimi për Haradinajn nga deputetë të subjekteve tjera do të bëhet për shkak të bindjeve nuk vlen.

“Ajo çka dihet publikisht është se sa deputetë i kanë secili. Në bazë të kësaj ndarje del se nuk i kanë. Përvojat në Kosovë ndërrojnë brenda ditës e brenda natës. Përvoja politike flet për terminale, tenderë dhe ambasadorë dhe bëhen vota. Unë nuk përjashtoj një skenarë të tillë, nuk e dëshiroj por nuk e përjashtoj”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Askush nuk do të besojë në sinqeritetin për votim të kandidaturës së Ramush Haradinajt si kryeministër të Kosovës.

-Advertisement-

Kjo pasi Dardan Molliqaj tashmë është vonë të besohet diçka e tillë.

“Unë nuk e shoh Haradinajn si kryeministër që do të bënte ndryshim. Nuk kemi nevojë për një kryeministër të tillë. Vullneti qytetar i Republikës ka treguar se do ndryshim. Besoj që nëse duam ndryshim, atëherë duhet të jetë një qeveri me Vetëvendosjen dhe kryeministër Albin Kurti”, ka thënë ai.

“Nuk ka më deputet të parlamentit të Kosovës që mund të justifikohet se votimin për Haradinajn e bën për çështje bindjesh”.

“Asnjë mundësi teorike e praktike nuk është që Vetëvendosje të ketë koalicion me PDK-në”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera