Lajme

Molliqaj ironizon me Kurtin për Asociacionin: Nuk mundesh me hip në tren për Pejë e me mbrri në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 27 February 2023

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të qeverisë.

Aktivistë të kësaj partie kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Tension për Asociacion” në ditën kur do të mbahet takimi në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Insajderi.

Në këtë pankartë shihen Kurti dhe Vuçiq me dorëza boksi ndërsa në fund të tavlinës i shtrëngojnë duart.

-Advertisement-

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se tensionet në veri kanë pasur një synim dhe ai është formimi i Asociacionit.

Molliqaj ka theksuar se Kurti dhe Vuçiq janë dukur sikur janë në konflikt, por në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje.

“Ajo që shihet ne ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi që ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale në pranimin e Asociacionit. Të gjitha tensionet në veri, kanë qenë tensione për krijimin e Asociacionit. Dialog më të mbyllur, më jo demokratik më jo transparent, nuk ka pasur kurrë në Kosovë. Qytetarët dhe deputetët, nuk e dinë se çfarë po diskutohet e as çfarë po nënshkruhet. Kurti dhe Vuçiqi gjatë gjithë kohës janë dukur se janë në konflikt, por në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje. Pra, neve na u është jep imazhi i konfliktit, e Vuçiqit koncesioni”, tha Molliqaj, teksa shtoi se shefi i ekzekutivit, me nënshkrimin e Asociacionit, ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve.

“Nuk është se ne duam ta kundërshtojmë këtë marrëveshje, por ajo nuk ka njohje në qendër, as njohjen e 5 vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, vetëm Asociacionin. Kurti e ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin kundër Asociacionit dhe të gjithë aktivistëve që kanë protestuar kundër. Diçka që s’është bërë për 7 vite, kryeministri Kurti po e bën”, tha Molliqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera