Molliqaj: Ideja e asociacionit nuk është zgjidhje e duhur, jemi për ripërcaktim të kufijve me marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 09 June 2022
Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, nuk ka asnjë ide që do ta arrinte ndonjë marrëveshje të duhur në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte ripërcaktimi i kufijve në mes të dy vendeve më marrëveshje dhe në mënyrë paqësore.
Sipas tij ideja për themelimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe, do të ishte marrëveshje e gabuar.
“Ne jemi për ripërcaktim të kufijve…Po flas për ripërcaktim të kufijve me marrëveshje. Nëse ka Kurti ndonjë ide më të mirë le ta shfaqë, ne e dimë që ideja e asociacionit nuk është zgjidhje e duhur”, ka thënë Molliqaj.
I pari i PSD-së, ka thënë se nëse do të ketë një marrëveshje me Serbinë, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, ajo nuk do te jetë e dobishme për vendin.
Molliqaj ka folur edhe për vizitën e kryeministrit Kurti, në SHBA, duke e cilësuar atë si “eskurzion të kryeministrit”.
Sipas tij, do të ishte më mirë sikurse ajo vizitë të mos bëhej fare.
“E pamë një eskurzion në SHBA, është skandal. Me shku kryeministri dhe ta bëjë një eskurzion, është vetëm dëm, më mirë të mos shkoj. Në rrafshin politik është shumë keq, në rrafshin ekonomik është hajgare. Kishin me qenë takime shumë të mira këto ekonomike nëse kishin ndodhë këto tjera”, ka thënë ai.
Në mes të tjerash Molliqaj e ka kritikuar edhe politikën e jashtme të Kosovës, duke thënë se nuk po e bëjnë si duhet një gjë të tillë.
Të tjera
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...
-
Pamje nga kufiri Kosovë-Shqipëri pa kontrolle
Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipë...
-
Nis mbyllja e klinikave të abortit në SHBA pas vendimit të Supremes
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtete amerikane, pas vendim...
-
Kurti reagon për sulmin në Oslo: Qëndrojmë me Norvegjinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Osl...
-
Aksident në Qafën e Duhlës, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Duhël, kon...
-
Kanoset një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK
Dje në Prishtinë është arrestuar një burrë sepse ka kanosur një mjek në Klini...
-
Rrahu vajzën me të cilën bashkëjetonte, arrestohet burri nga Deçani
Është arrestuar një burrë nga Deçani mbrëmjen e së premtes, pasi që dyshohet...
-
Vrasjet në Norvegji po trajtohen si sulm terrorist
Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe 21 të tjerë janë plagosur në disa të sh...
-
Kosovari në rrjetin “ballkanik” të falsifikuesve të dokumenteve, kështu u ra në gjurmë Policia
Në Graz, Austri, është kapur një bandë falsifikuesish të dokumenteve. Pjesëta...
-
Asociacioni i komunave do ta padisë MASHTIN dhe MSH-në për kontratat kolektive në arsim e shëndetësi
Asociacioni i Komunave të Kosovës në mbledhjen e Bordit ka vendosur që të nis...