Lajme

Molliqaj godet Kurtin: Veprimet e pushtetit shpesh janë të rrezikshme – zgjedhjet argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 23 April 2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore duke shtuar se nuk zgjidhet problemi i veriut të Kosovës në këtë mënyrë, por vetëm politikisht.

Molliqaj thotë se për kryeministrin Kurti më e rëndësishme është mbajtja e zgjedhjeve në veri se sa rendi e ligji atje.

“Sot, Kurti deshi të tregojë që edhe në veri ai mund të mbajë zgjedhje. Për të më e rëndësishme është të arsyetoje pushtetin e vet sesa të trajtojë veriun më shumë sesa çështje sigurie dhe e mungesës së rendit e ligjit. Çështja e veriut është çështje politike. Prandaj duhet të trajtohet politikisht. Deri tani, veprimet e pushtetit kanë qenë të gabuara e shpesh herë të rrezikshme”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje Molliqaj komentoi edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në fund, zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera