Lajme

Molliqaj flet për herë të parë, ka disa fjalë edhe për Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 14 December 2017

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Daradan Molliqaj është deklaruar për herë të parë për problemet brenda subjektit ku është ai.

Në një status në “Facebook”, ai ka thënë se ka pas keqinformime shumë dhe janë bërë shpifje në drejtim të tij dhe shumë personaliteteve të LVV-së.

Madje, sipas tij, janë bërë linqime e ”gjuajtje shtrigash”.

-Advertisement-

“Poashtu, unë kam refuzuar të flas për këto çështje përderisa deputeti Albin Kurti mbahet padrejtësisht në burg. Por, situata në të cilën jemi tash, ma ka imponuar që të deklarohem dhe të ju drejtohem përmes medieve”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

Të dashur aktivistë, simpatizues dhe qytetarë të Republikës,

Jam i vetëdijshëm që edhe ju e ndani me neve shqetësimin lidhur me problemet e fundit brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Këto ditë, ju jeni keqinformuar shumë dhe janë bërë shumë shpifje në drejtim timin dhe shumë personaliteteve të Lëvizjes sonë. Janë bërë linqime e ”gjuajtje shtrigash”.

Kam pranuar shumë mesazhe nga ju me shumë pyetje lidhur me situatën aktuale brenda Lëvizjes. Ju kërkoj falje të gjithëve që nuk ju kam kthyer përgjigje, por kjo ka ndodhur për shkak të kohës së limituar dhe angazhimit tim për ta tejkaluar këtë problem.

Poashtu, unë kam refuzuar të flas për këto çështje përderisa deputeti Albin Kurti mbahet padrejtësisht në burg. Por, situata në të cilën jemi tash, ma ka imponuar që të deklarohem dhe të ju drejtohem përmes medieve.

Sonte jam i ftuar në Klan Kosova nga ora 21:00. Në këtë emision do të mundohem t’ju kthej përgjigje secilit prej juve në lidhje me shqetësimet që i keni dhe do t’i demantoj shifjet dhe ta sqaroj situatën në organizatën tonë.

Emisioni do të transmetohet live edhe në faqen time në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera