Lajme

Molliqaj: Fjala e lirë do të përballet me luftë speciale

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 22 June 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.

Molliqaj tha se fjala e lirë do të përballet me luftë speciale, me presion e me arbitraritet.

“Shkelja përmirësuar, u shfuqizua me një shkelje të re, edhe më skandaloze”, tha Molliqaj.

-Advertisement-

Ai theksoi se me një vendim të vetëm ministrja Rozeta Hajdari na i shpalosi dy nga vetitë kyçe të pushtetit- Parti.

“Po na e provojnë e vërtetojnë çfarë kemi ditur -se pushtetet si ky funksionojnë me vendime ekzekutive që i suspendojnë ligjet. Vendimi i sotëm është marrëzia e një lufte që pushteti ka për ta humbur”, theksoi ai.

“Problemi nuk qëndron tek lajmi qysh fjala e lirë është në sulm, por sesi mendimi i lirë është ba pengesë e pakapërdishme”, shtoi Molliqaj.

Numri një i PSD-së shtroi pyetjen se kush do të jetë në radhë pas Klanit?

“Emërimi i zyrtares së re që rastësisht qenka motra e një deputeti të pushtetit tregon mënyrën se si pushteti i vlerëson njerëzit. Merita e vetme është besimi: sa më i afërt, aq më i verbër, deri në theqafje”, tha numri një i PSD-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera