Lajme

Molliqaj : Festa ishte e zbehtë pa Atdheun, Egzonin dhe Frashërin

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 20 November 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka kujtuar aktivistët e partisë së tij që pak ditë më parë u dënuan nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Molliqaj ka shkruar se festa e mbrëmshme e Vetëvendosjes ishte e zbehtë pa tre aktivistët e saj, shkruan Infokusi.com

“Ashtu siç e fituam betejën dje kundër PDK-së dhe LDK-së, ashtu do ta fitojmë edhe këtë betejë nesër kundër satelitëve të tyre të vendosur në sistemin e drejtësisë.” ka përfunduar Molliqaj.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Molliqajt bërë në “facebook”

“Fitorja e mbrëmshme ishte madhështore. Por, festa jonë ishte e zbehtë sepse në mesin tonë nuk ishin Atdheu, Egzoni dhe Frashëri.
Këtë betejë e kaluam me shumë sukses. Tash, duhet të organizohemi dhe ta fitojmë betejën e radhës. Tash duhet ta luftojmë këtë vendim të padrejtë të gjykatava të kapura nga klani Pronto, klan të cilit mbrëmë qytetarët ia dhanë një goditje të fuqishme.
Duhet të angazhohemi që Adea, Egzoni, Atdheu dhe Frashëri të dënuar padrejtësisht të lirohen sa më shpejtë nga kjo akuzë, dhe pa humbur kohë të fillojnë hetimet për përgjegjësit që e montuan këtë rast. Ata që Astritin na e sollën të vdekur e aktivistët tjerë po i mbajnë në burgje, duhet të japin përgjegjësi para ligjit.
Ashtu siç e fituam betejën dje kundër PDK-së dhe LDK-së, ashtu do ta fitojmë edhe këtë betejë nesër kundër satelitëve të tyre të vendosur në sistemin e drejtësisë.
#DrejtësipërAstritin #LiripërAktivistët”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera