Molliqaj: Drafti i Asociacionit do ta zhbëjë Republikën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 13 November 2023
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se drafti i Asociacionit do të zhbëjë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, qytetarë e multietnik.
“Drafti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe i pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga presidenti i Serbisë, në thelb e zhbën Republikën e 17 shkurtit të shpallur si shtet të pavarur, qytetarë dhe multietnik. Nga sot jo vetëm që e zhbën Republikën si koncept, pra ku qytetarët janë të barabartë pa dallim etnie e kombësie, tani siç e dini zhduket barazia mes qytetarëve të cilat kanë qenë të shprehur edhe simbole të shtetit të Kosovës përmes yjeve. Secili yje ka përfaqësuar një etni apo kombësi në këtë shtet të themeluar së bashku” është shprehur Molliqaj gjatë aksionit të PSD-së para qeverisë rreth çështjes së Asociacionit..
Sipas tij, nga ky draft janë vizatur edhe kufijtë e brendshëm të Kosovës, dhe se do të ketë konflikt të vazhdueshëm mes dy etnive, shqiptare dhe serbe, njofton Klankosova.tv.
“Nga sot flamuri i Kosovës ka vetëm dy yje, që përfaqësojnë dy etnitë, e që në fakt përfaqësojnë thelbin, fillimin e konfliktit të vazhdueshëm që do të kemi mes vete. Pra nga Republika qytetare, në Republikë e cila ndahet në dy etni e konflikt të vazhdueshëm mes njëra-tjetrës. Mos harroni se përmes këtij drafti na janë vizatuar edhe kufijtë e brendshëm, qeveria ka me tentuar me thënë se siç u njohën kufijtë e jashtëm, duke e sulmuar idenë e ri përcaktimit që ishte ide dhe do të mbetet ideja e vetme që kishte me garantuar paqe edhe zhvillim e mirëqenie mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar kryetari i PSD-së.

Të tjera
-
E çuditshme| Në tubimin e organizuar në mbështetje të Vuçiq, merr pjesë edhe vetë presidenti i Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po merr pjesë në tubimin e mbështetës...
-
Çitaku: Rritja e numrit të njohjeve, jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se njohja nga Suda...
-
Hoxhaj: Lajm i mrekullueshëm njohja e Kosovës nga Sudani
Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm, ka uruar dhe ka falënderuar presidenten...
-
Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera
Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për nj...
-
Bie çmimi i naftës, por pse takstitë ende po vazhdojnë me çmimore të shtrenjtë
Që 3 vite nisja nga çdo lokacion brenda Prishtinës fillon nga 2 euro, shkruan...
-
Haradinaj mirëpret njohjen e Kosovës nga Sudani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kos...
-
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Osmanit: Vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, është ai që e ka njoftuar sot pres...
-
Vd*s gazetari i “Rilindjes”, Beqir Shkreli
Ka vdekur këtë të shtune gazetari i vjetër i “Rilindjes”, shkrimtari dhe inte...
-
Diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e t...
-
Sudani e njeh shtetin e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sudani e ka njohur pavarësinë dh...
-
Bëhen homazhe për dëshmorët dhe martirët e rënë në Tërstenik dhe Negroc
Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Tërstenik dh...
-
Izraeli thotë se do të zgjerojë ofensivën e tij në pjesën më të madhe të Gazës
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka njoftuar se ushtria e tij së shpejti do të...