Lajme

Molliqaj bën thirrje opozites të kthehen në kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 13 September 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Molliqaj në seancën e sotme bëri thirrje që LDK-ja dhe LVV-ja të kthehen në kuvend për miratimin e rezolutës së kërkuar nga vetë këto parti.

Molliqaj theksoi se dje gjatë ditës opozita i ka dërguar një leter përfaqesueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku si pike kryesore kanë paraqitur kërkesën qe kuvendi t`i udhëheq bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit shkruan gazeta inFokus.

“Ftojme LDK-në dhe Vetëvendosjen që të kthehet në kuvend për votimin e rezolutes së gjashtë , pasi që kjo është kërkesë e përbashket që dje ia kemi dergu përfaqesueses së Bashkimit Europian , ku një nder pikat e kësaj rezolute është që kuvendi të udhëheq me dialogun, të këtë dy të tretat edhe sa i përkëtë platformes dhe përzgjedhjes së ekipit negociator” tha Molliqaj

-Advertisement-

Sipas Molliqajt sot në kuvend do të duhet të diskutohej rreth seancës së thirrur nga opozita që ka si qellim mos pjesëmarrjen e presidentit Thaçi ne bisedimet me Serbinë .

“Sot do të duhej të ishtë seanca e thirrur nga opozita, pushteti po vazhdon duke mos e bere.Ndersa be jemi këtu për votimin e piken e gjashtë e rendit të ditës të propozuar nga PSD-ja”, tha ai. \Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera