Lajme

Molliqaj: Aktgjykimi dënues ndaj Salih Mustafës sot është edhe një herë vulë për natyrën e Gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 16 December 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj, ka thënë se dënimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është edhe një herë vulë për natyrën e Gjykatës, shkruan Gazeta Infokus.

Në një reagim në “Facebook”, ai ka thënë se “’Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale’ është instituti kriminalizues për luftën e UÇK-së”.

Gjithashtu, ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk është një mekanizëm para të cilit dëshmohet virtyti e vërtetësia e luftës.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Molliqjat:

Aktgjykimi dënues ndaj Salih Mustafës sot është edhe një herë vulë për natyrën e Gjykatës. Gjykata, edhe nëse s’ka asgjë, e ka “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”.

Filloi si akuzë për trafik organesh, sepse kështu nisej urgjenca për themelim. Po përfundon me “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale” si formulim-mekanizëm për dënim. Kjo Gjykatë është dizajnuar për dënim.

Vitet ’98-’99 ngadalë po bëhen argument për Serbinë. “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” është instituti kriminalizues për luftën e UÇK-së. Aty fillon akuza për motivet, përmes saj janë sajuar standarde të veçanta të gjykimit.

Gjykata Speciale është pasojë direkte e reaksionit të brendshëm ndaj UÇK-së. Shumë reaksion është prodhuar për këto vite. Gjykata Speciale nuk është një mekanizëm para të cilit dëshmohet virtyti e vërtetësia e luftës. Gjykata Speciale do të ketë pasoja të pariparueshme nëse rrimë anash e bëjmë sehir.

Salim Mustafa sot u dënua nga Gjykata Speciale në Hagë me 26 vjet burgim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera