Lajme

Mohon se ishte pjesë e ISIS-it dhe i përfshirë në rastin “Badovci”

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 26 April 2017

Me dy palë pranga është sjell; Gazmend Haliti, të martën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Heqja e prangave nga këmbët ishte më e lehtë për policët, pasi ai kishte veshur pantallona të shkurtër deri te zogu i këmbës, shkruan sot Koha Ditore.

“Mos u ngut, ngadalë-ngadalë ec. S`jemi për ngutë”, i ka thënë njëri prej policëve derisa e ka shoqëruar atë deri te karrigia e të akuzuarve.

Para Gjykatës, Halitin e ka sjellë akuza nga prokuroria për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist. Ai dyshohet se në vitin 2013-2014 është rreshtuar përkrah organizatës terroriste ISIS në Siri dhe ka qëndruar atje për disa muaj.

-Advertisement-

Ky është procesi i dytë gjyqësor, i cili po zhvillohet kundër tij për terrorizëm. Haliti është njëri prej të dënuarve në grupin e njohur si “Badovci”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera