Sport

Mohamed Salah pranë renovimit të kontratës me Liverpoolin, zbulohet edhe paga marramendëse që do të përfitoj

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 23 November 2021

Njëri prej sulmuesve më të mirë në botë, Mohamed Salah, është shumë pran renovimit të kontratës me klubin e Liverpoolit, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti i kombëtares së Egjiptit shumë shpejt pritet ta nënshkruaj kontratën e re me ‘The Reds’.

Me kontratën e re, Mohamed Salah pritet të bëhet futbollisti më i paguar në histori të klubit të Liverpoolit.

Ai do të paguhet 500 mijë funte në javë, pagë kjo që do ta bëjë edhe njërin prej sulmuesve më të paguar në Premierligë.

Mohamed Salah aktualisht është futbollistin më në formë në Angli dhe jo vetëm.

Sulmuesi egjiptian në këtë sezon në të gjitha garat ka realizuar 16 gola dhe ka bërë 7 asistime.

Salah me Liverpoolin ka fituar Premierligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube./Gazeta inFokus/

Të tjera