Sport

Mohamed Salah: Pa praninë e tifozëve ekzekutimi i penalltisë është më lehtë

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 13 September 2020

Mohamed Salah e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi egjiptian ka realizuar Hat-trick, në fitoren që Liverpooli e ka arritur në shtëpi ndaj Leddsit me rezultat 4-3.

Salah dy nga tre golat i shënoi nga pika e bardhë.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ai ka deklaruar se pa praninë e tifozëve ekzekutimi i penalltisë është më lehtë.

“Ishte ndeshje e vështirë. Një fillim i mirë për ne, por intensiteti ishte shumë i lartë. Kam shënuar penalltinë në finale të Champions League, është diçka më e lehtë pa tifozë”, deklaroi Salah.

Liverpooli e ka nisur me fitore fillimin e edicionit 2020/2021, ku do të synoj ta mbroj titullin kampion./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera