Sport

Mohamed Salah ka një mesazh për të gjithë pas infektimit me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 17 November 2020

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ditë me parë është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Salah u prek nga ‘Covid-19’ gjatë grumbullimit të tij me kombëtaren e Egjiptit për ndeshjet e muajit nëntor.

Ishte Federata e Futbollit e Egjiptit që njoftoi se futbollisti i ‘The Reds’ ishte infektuar me virusin që po mbanë pezull botën.

-Advertisement-

Tashmë vet lojtari ka thyer heshtjen dhe përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në twiter ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe pozitive.

Tutje ylli egjiptian ka premtuar së shumë shpejtë do të kthehet në fushën e lojë.

“Dua të falënderoj të gjithë ata persona që më kanë dërguar mesazhe pozitive dhe më kanë uruar shërim të shpejtë. Kam besim se do të rikthehem së shpejti në fushën e lojës”, – shkruan Salah në mesazhin e tij në Twitter.

Mohamed Salah do ti mungoj Liverpoolit në duelin e ardhshëm në Premierligë ndaj Leicesterit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera