Fun & Video

Mogli shpëtohet nga banesa me plehra: E paaftë të flasë dhe ka frikë nga uji-Foto

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 14 March 2019

Një fëmijë u zbulua i vetëm në një banesë të ndotur me shumë plehra. Ekipet e shpëtimit thonë se vajza ‘Moëgli’ pesëvjeçare nuk është në gjendje të flasë dhe ka frikë nga uji. Kur ajo u gjet, nuk ishte askush tjetër në shtëpi dhe uji e energjia elektrike ishin fikur për shkak të faturave të papaguara.

Fëmija gjysmë i zhveshur që quhet Lyubov – ose “Dashuria” – ishte e dehidruar dhe e sëmurë pasi nëna e saj kishte “munguar për ditë”. Trupi i vajzës ishte mbuluar me plagë të shumta. Gjendja e banesës ishte aq e keqe saqë policia duhej të vinte kostume mbrojtëse kimike për të hyrë.

Avokati i Popullit, Anna Kuznetsova tha:- “Çdo frut ose ushqim tjetër që i ofruam së pari ndjeu aromën e saj, dhe pastaj e mori në duar. Ajo nuk është mësuar të flejë në një shtrat, ishte shumë e vështirë për ta vënë në gjumë. Gjithashtu ka frikë nga uji”. Raportet thonë se ajo “nuk mund të flasë, vetëm bënte tinguj dhe nuk ishte e socializuar. Vajza ka shenja të anoreksisë”, thanë raportet.

Një fqinj që hyri në banesë pas thirrjes së policisë për shkak të thirrjes së dëshpëruar të vajzës tha:- “Ne pothuajse u mbytëm nga era e keqe e banesës së mbushur me plehra. Policia duhej të mbante veshje ndaj mborjtjes kimike. Ajo qante. Nuk kishte ushqim”.

Fqinjët thanë se pesë vjet më parë nëna solli në shtëpi një fëmijë, por më pas tha se fëmija kishte shkuar të jetonte me gjyshin. Burri i saj thuhet se u deportua në Ukrainë. Por në fakt, fëmija ishte ende në banesë dhe mund të mos kishte parë botën e jashtme që kur ishte fëmijë.

Të tjera