Lajme

Mogherini: Nëse BE nuk e ka fokus Ballkanin Perëndimor, atëherë e bën dikush tjetër

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 22 June 2017

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini ka thënë se në periudhën e ardhshme Ballkani Perëndimor, menjëherë pas çështjeve të mbrojtjes e të sigurisë, do të jetë fokusi kryesor i aktiviteteve të saj

Ajo ka theksuar se e ardhmja e BE-së pas daljes së paralajmëruar të Britanisë së Madhe, nuk është që të mbetet në 27 anëtarë, por gjithsesi të ketë pranim shtetesh të reja.

“Në Ballkanin Perëndimor kemi mundësi shumë të mëdha ndikimi që nuk po i shfrytëzojmë në masë të plotë”, ka thënë Mogherini në konferencën vjetore të Institutit të BE-së për studime të sigurisë, përcjell al jazeera.

-Advertisement-

Mogherini ka vlerësuar se në Ballkanin Perëndimor ekziston besimi i madh në BE si dhe përcaktimi i qeverive për të punuar për anëtarësim në Union.

Ajo ka theksuar se “nga BE pritet të tregojë nëse është i përkushtuar dhe serioz” në premtimet e veta se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të pranohen në Union.

“Prioritet imi gjatë 12 – 18 muajve të ardhshëm do të jetë Ballkani Perëndimor, menjëherë pas çështjeve evropiane të mbrojtjes e të sigurisë”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka shtuar se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjashtë sish, duhet bërë të tillë që afrimi i tyre me BE-në të jetë i pakthyeshëm

“Nëse ne s’e bëjmë këtë, do ta bëjë dikush tjetër”, ka tërhequr vërejtjen Mogherini.

Në këtë konferencë është folur për mundësinë e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet shteteve e etnive në rajon dhe për depërtimin e ndikimit rus në të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera