Mogherini jep një lajm të keq për vendet e Ballkanit
Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 12 Shtator 2017
Në një intervistë për televizionin slloven RTV, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikat e jashtme Federika Mogerini deklaroi se të paktën për dy vitet e ardhshme asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, deklaroi se asnjë nga vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian për të paktën dy vitet e ardhshme. Në një intervistë për televizionin slloven RTV, Mogerini shtoi se vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin janë ende në fillim të reformave
Gjithsesi nga ana tjetër Mogerini theksoi se procesi i zgjerimit në BE nuk është ndalur. Por ajo ka përmendur dhe deklaratën e Zhan Klod Juner disa kohë më parë ku kishte thënë qartë se BE nuk do të kishte anëtarë të rinj, dhe se ky ishte realiteti.
Sipas saj asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishte gati për t’u bërë pjesë e BE-së para tre vjetësh. Por Mogerini shtoi se që procesi i anëtarësimit të funksionojë duhen reforma ekonomike, gjyqësore dhe institucionale, si dhe bashkëpunim me fqinjët, duke kujtuar se pikërisht në Ballkan u bëmë dëshmitarë të luftës së fundit në Evropë 20 vjet më parë. Ajo këmbënguli se synimi i saj personal është që në përfundimin e mandatit të Komisionit të BE-së, kemi edhe dy vjet, të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor të jenë në një pikë të tillë në procesin e integrimit në BE që procesi të jetë i pakthyeshëm.
Për sa i përket një ndikimi më të madh të fuqive si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë në Ballkan, Mogerini u shpreh se nuk ishte e shqetësuar. Kjo sepse sipas saj Fuqia tërheqëse e BE-së në Ballkan është shumë e fuqishme. Madje rreth 70-80% e njerëzve në Ballkan e mbështesin BE-në, shifra që vetëm mund të ëndërrohen brenda BE-së. Mogerini tha se nëse BE dhe shtetet anëtare do të jenë koherentë në dhënien e mbështetjes për këto vende, nuk ka Turqi, Rusi apo shtete të Gjirit që të maten me ‘të. Fuqia tërheqëse në terma të ekonomisë, të të drejtave, reformave dhe integrimit rajonal që mund të ofrojë BE-ja nuk ka rivalë, përfundoi ajo.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
































