Lajme

Mogherini: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE varet nga dialogu

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 01 July 2017

Liderët në Kosovë dhe në Serbi e dinë shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve. Kështu ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në një prononcim për gazetën “Zëri” në Dubrovnik.

Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre. Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, “e ndoshta” edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

-Advertisement-

Në Samitin e SCEEP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Shteteve të Evropës Juglindore), i cili po mbahet në Dubrovnik, Mogherini ka thënë  se një e ardhme për Serbinë dhe Kosovën  mund të realizohet në Bashkimin Evropian vetëm se jo pa njohur njëra-tjetrën, megjithëse e rezervuar, është shprehur optimiste.

Në anën tjetër presidentja kroate, Kolinda Grobar-Kitaroviq, ka thënë se e ardhmja e shteteve të rajonit është në Evropë dhe për këtë janë në dijeni të gjithë liderët. Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në këtë samit se bashkëpunimi është çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për të ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera