Lajme

Mogherini: Bisedimet BE-Turqi do të vazhdojnë

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 05 September 2017

Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane me një ton pajtues të Brukselit me Ankaranë, është shprehur se bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE do të vazhdojnë.

Pas tensioneve të vazhdueshme mes Gjermanisë dhe Turqisë, Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane në një fjalim të saj në Asamblenë Strategjike Bled (BSF) deklaroi: BE do të vazhdojë të përqendrohet në marrëdhëniet me Turqinë në kuadër të bisedimeve për anëtarësimin e Ankarasë në këtë union.

Mirëpo nga ana tjetër tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë vazhdojnë, pasi shumë kandidatë për zgjedhjet në Gjermani janë shprehur kundër Ankarasë.

-Advertisement-

Martin Schultz dhe Angela Merkel, dy kandidatët kryesorë të zgjedhjeve në Gjermani, në debatin televiziv të ditës së dielë kanë shprehur të njëjtin opinion atë të parandalimit të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Gjermania ka kundërshtuar organizimin e referendumit për ngritjen e kompetencave të presidentit në Turqi dhe përveç kësaj Berlini u ka dhënë azil atyre personave që Ankaraja i quan organizatorë të grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan, mirëpo nga ana tjetër Ankaraja ka arrestuar disa shtetas gjermanë dhe kjo ka shtuar tensionet mes dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera