Sport

Modriç shuan polemikat: Ronaldon e kam mik, më uroi për çmimin

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 07 September 2018

uka Modriç u shpall Lojtari i Vitit nga UEFA, në një ceremoni të organizuar fundjavën e kaluar, gjatë hedhjes së shortit të grupeve të Ligës së Kampionëve, një vendim ky që u pasua me shumë polemika.

Kjo pasi menaxheri i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendez dhe Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, nuk ngurruan të deklarojnë se ishte pikërisht portugezi ai që e meritonte më së shumti këtë çmim.

Por pas ndeshjes së djeshme miqësore mes Portugalisë e Kroacisë, Luka Modriç “i hodhi ujë zjarrit”, duke thënë se Cristiano Ronaldo e kishte përgëzuar për çmimin dhe se mes dy lojtarëve ekzistonte një raport mjaft i mirë.

-Advertisement-

“Kam një raport mjaft të mirë me Cristiano Ronaldon dhe do të vijoj ta kem. Më ka uruar me një mesazh telefonik për trofeun që mora nga UEFA, ndërsa më tha se shpreson të takohemi së shpejti. Çmimet individualë janë të bukura, kuptohet, por unë preferoj që mbi të gjitha gjërat të shkojnë mirë për skuadrën ku luaj, pasi mendoj se kolektivi është mbi gjithçka”, tha kapiteni i Kroacisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera