Sport

Modriç nuk bind më, luan sezonin e fundit me Realin

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 03 February 2020

Në Spanjë shtypi vendas shkruan për një rënie domethënëse të rendimentit të Luka Modriç. Sipas tyre, mesfushori kroat rrezikon largimin në fund të sezonit ndërsa stafi teknik është i shqetësuar për paraqitjet e tij këtë sezon.

Rikthimi në verë nga huazimet i Dano Ceballos e Martin Odegaard apo blerja e mundshme e Van De Beek do të mbyllnin hapësirat për ish fituesin e Topit të Artë ndaj dhe mundësitë e largimit të tij janë tepër konkrete.

Gjithsesi 35-vjeçari ka ende shumë admirues duke nisur që nga kampionati italian e ai anglez, por edhe përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mund të merrte një pagë të majme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera