“Modestia” e Kurtit: Ky është çmimi që pagoi me paratë e shtetit për një biletë avioni
Autori: Hateme Smajli
12:00 | 01 Maj 2023
Shpenzimet në udhëtime, bileta, akomodime, dreka e darka të qeverisë Kurti II, kanë kaluar qeveritë paraprake.
Në muajin tetor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e kryeministrit japonez, Shinzo Abe, së bashku me ministrin e tij të Financave, Hekuran Muratin.
Gazeta Infokus në atë kohë (muajit tetor 2022), kishte kërkuar shpenzimet e Kurtit në këtë udhëtim për ngushëllime, mirëpo nga kjo zyra e të parit të ekzekutivit “mburreshin” se kryeministri kishte paguar me paratë e qytetarëve vetëm biletën e udhëtimit por jo edhe akomodimin e shpenzimet e tjera.
Kjo pavarësisht se vetëm bileta e Kurtit për në Japoni i kushtoi buxhetit të shtetit hiq më pak se 1 mijë e 523 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Derisa për të njëjtat shpenzime nga zyra e Hekuran Muratit nuk dhanë asnjëherë të dhënat që Gazeta Infokus i kërkoi kjo ani pse janë të obliguar që sipas ligjit kërkesave për qasje në dokumente tu përgjigjen në një afat kohor jo më pak se 7 ditë, dhe në rast të vonesave të kërkojnë përmes email-it mirëkuptim për afat shtesë.
LEXO EDHE: Rritet çmimi i biletave të Albin Kurtit, 1,523.65€ pagoi për udhëtimin në varrimin e Shinzo Abe
Derisa kritikat për shpenzime enorme për qeveritë e kaluara e mburrja se si kjo qeveri po shpenzon më pak po del të jetë një farsë si edhe shume premtime të tjera që nuk i majti dot qeveria më e zëshme ndonjëherë kundër shpenzimeve të tilla.
Kjo sepse sipas të dhënave që ka publikuar Instituti për hulumtime Front, shpenzimet në udhëtime të kësaj qeverie kanë kaluar edhe qeveritë e mëhershme.
Zyrtarët shtetërorë kanë shpenzuar gjatë vitit të kaluar gjithsej 21.7 milionë euro për meditjet, udhëtimet zyrtare, drekat, karburantet për vetura, shërbimet telefonike si dhe akomodim, raporton Instituti për hulumtime Front.
Në një krahasim mes tri viteve të fundit del se institucionet kanë shpenzuar 8.2 milionë euro më shumë në vitin 2022 sesa në 2021-ën dhe 9.8 milionë më shumë se në vitin 2020.
Derisa vetëm ministria e udhëhequr nga Hekuran Murati që ndër të tjera provonte edhe të “fshehte” shpenzimet e këtij lloji ka shpenzuar hiq më pak se 1.9 milionë euro për akomodim dhe udhëtime zyrtare jashtë vendit.
Që i bie se ka shpenzuar më shumë përderisa shifrat janë 1 milionë euro më të ulëta në dy vitet tjera.
862 mijë euro në vitin 2021. 753 sosh me 2020./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...

































